Pasioni për fotografinë. Inspirohuni nga Sara!

Pasioni për fotografinë

Sara na tregon për veten e saj  dhe ‘pasioni për fotografinë’

Me profesion farmaciste por me një botë të madhe dhe të zbukuruar nga pasioni për fotografinë. Aparati është gjëja e saj më e shtrenjtë.

“Gjithmonë më ka tërhequr e bukura. Unë të bukurën e shoh tek momenti dhe momenti është një koncept i shkurtër kohe. Kur thua këtë fjalë duket sikur të fluturon sapo del nga goja, dhe e vetmja magji që kaq momentin është fotografimi. Në fillim më dukej gjë e lehtë sepse mendoja se çdo bukuri që kap syri e kap edhe aparati, por nuk ishte kështu. Pas kaq vitesh eksperiencë në fotografim, pas kaq e kaq rendjesh për të kapur çdo gjë në lenten e vogël të aparatit, zbulova se energjia që nuk më shteron asnjëherë nga të rendurit vjen nga pasion im i madh për fotografinë”.

Sara on behance : https://www.behance.net/sara_darcaj

Sara’s Blog https://saradarcajphotography.wordpress.com/

Ju prezantojmë disa nga punët e Sarës më poshtë:

Shijojeni galerinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *