Pantallonat dhe fundi i kuq! Ja se si ta kombinojmë.

pantallonat

THERE IS A SHADE OF RED FOR EVERY WOMAN – Pantallonat apo fundi i kuq!

Më pëlqen shprehja “ka një nuancë të së kuqes për çdo femër” sepse besoj se secilës prej nesh i përshtatet ngjyra e kuqe në mënyrën e vet. Kështu, disa mund të preferojnë ta përdorin atë në pantallonat e tyre ose në një fund të lezetshëm.

Në kohët e sotme ku moda zë një vend të rëndësishëm në përditshmëri, ne mundohemi të krijojmë një personalitet e origjinalitet në veshjen tonë. Një detaj që mund të na dallonte disi nga të tjerët, janë pikërsht pantallonat ose një fund i kuq. Jo të gjithë mund të jenë aq të guximshëm dhe përgjithësisht ka një tendencë drejt ngjyrave më të errëta ose më të lehta.

  • Pantallona të kuqe

Pantallonat janë përditshmëria jonë. Sa më shumë të kemi, asnjëherë nuk mjaftohemi me to. Madje mund të jenë edhe dy tre palë pothuajse njëlloj në garderobë, dhe kur dalim për shopping mund të blejmë një palë të reja pak a shumë të ngjashme me ato që kemi. Dhe prapë përfundojmë duke veshur sërish ato të vjetrat. Ju ka ndodhur edhe juve e njejta gjë 😛 ( mund ta konsiderojmë veten me fat që veshim çfarë të duam, e sidomos pantallonat që janë një veshje mashkullore).

Kështu që hidhini një sy ose të dy galerisë 😛 dhe shpresojmë të fitoni disa ide se çfarë nuk duhet t’ju mungojë dhe si ti vishni ato.

Xhinset janë të preferuarat e të gjithëve.

Tentoni ndonjëherë me xhinsin e kuq. Japin të njejtën ndjesi rehatie, por një pamje casual akoma më interesante. Duke përmendur  faktin se shpeshherë e shohim të kombinuar me ngjyrën e zezë. (Mendoni se ata që bënë flamurin tonë kuq e zi  e kishin idenë se do të shërbenin një ditë si frymëzim për brezat pasardhës :p!).

Pantallonat super të gjera apo culottes janë një trend i momentit.

Akoma më mirë nëse ato janë në ngjyrë të kuqe. Jo vetem do ndjeheni rehat në lirshmërinë e tyre por do të nxirrni në pah një stil interesant.

Përveç se do të bjerë mjaft në sy prej ngjyrës së kuqe, pamja juaj do të jetë akoma më interesante nëse pantallonat tuaja do të jenë

  • lëkurë,
  • velvet,
  • apo me printe të ndryshme.

Kombinimi siç duhet i tyre, do ju bëjë vërtet të dukeni ‘wow’!

Një fund i kuq

Disa persona që do të preferonin më tepër të vishnin një fund, pak më larg të zakonshmes veshur me pantallona. Nëse është kështu, zgjidhni një fund të kuq. Do ja arrini vërtet qëllimit tuaj për tu dukur ndryshe dhe më femërore.

Ju mund të vishni një fund të shkurtër në ngjyrë të kuqe. Do ju japë një pamje lozonjare dhe tërheqëse.

Por ju mund edhe të jeni midis atyre që nuk do të vishnin një fund të shkurtër. Atëherë zgjidhni një fund midi apo të gjatë. Do të keni një pamje të kënaqshme dhe do të dukeni më stylish e më rehat në të.

https://hinka.al/culottes-veshur-dukeni-casual-dhe-njekohesisht-clas/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *