NUTELLA HOT CHOCOLATE

nutella hot chocolate

Ku ke qenë gjithë jetën time?!

Kjo është pyetja që do ti bëni vetes tuaj sapo të keni provuar Nutella Hot Chocolate. Eshtë një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë. Do t’ju shoqërojë cdo mbasdite ndërkohë që jeni duke kaluar momente relaksuese me familjen tuaj. Sidomos gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit. Më poshtë kam vendosur recetën me përbërësit bazë. Ju mund të shtoni dhe përbërës të tjerë që t’i jepni shijen që preferoni. Për shembull mua më pëlqen ti hedh dhe pak vanilje ose ndonjëherë dhe kanelle. Për dashamirësit e alkoolit mund ti shtoni pak Bailey ose liker cokollate. Sipër mund ti vendosni marrmallows (haribo), cokollatë ose lajthi të thërrmuara. 😉

NUTELLA HOT CHOCOLATE
Koha e përgatitjes : 15 minuta
Sasia : 2 persona

Përbërësit
2 kupa qumësht
4 lugë Nutella
2 lugë kakao
Pak kripë

 

Përgatitja

Ngroheni qumështin në një tenxhere të vogël ose mesatare derisa të filloj të ziejë. Shtoni Nutellën, kakaon dhe pak kripë. Trazojini mirë derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Lëreni të ziejë pak ndërkohë që e trazoni. Hiqeni nga zjarri dhe shërbeheni.

Kalofshi një mbasdite të ëmbël nga hinka.al !

 

 

 

 

 

Artikuj të tjerë nga Kuzhina ime do të lexoni :

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *