Highlighter! Një guidë se ku dhe si ta përdorni.

highlighter

Sot kemi vendosur t’ju paraqesim një guidë se ku dhe si ta përdorni highlighter -in.

E adhuroni ndriçimin në fytyrën e modeleve që shihni në sfilata apo kopertina revistash? Dëshironi të keni një lëkurë si ajo e modeleve që aq shumë i adhuroni. Nuk është e pamundur, e rëndësishme është të dini të aplikoni highlighter -in tuaj. Kështu do të keni një pamje ‘flawless’.

Nëse e keni një të tillë dhe nuk dini ta aplikoni apo edhe nëse nuk e keni, duhet ta blini patjetër. Shembulli më poshtë ju tregon sesi ta aplikoni.

Do dukeni të mahnitshme padyshim 😉

Highlighter-i konsiderohet si dora e fundit që i japim make-up tonë për të patur një pamje perfekte. Ndoshta nuk jemi make-up artist profesionist, por disa gjëra bazë duhet i dimë. Dhe patjetër që mund ti realizojmë edhe vetë.

Ja se si dhe ku mund ta aplikoni atë. Shiheni të ilustruar edhe në foton e mëposhtme.

Na mjafton një furçë e mirë. E aplikojmë highlighter-in

  • në ballë,
  • poshtë vetullave,
  • tek cepat e syrit afër hundës
  • në pjesën e përparme të hundës
  • në mollëza
  • sipër buzës
  • dhe tek mjekra.

Patjetër që do të dukeni si modelet e famshme. Sidomos nëse i jepni rëndësi edhe konturimit të fytyrës suaj.


https://hinka.al/ylberi-nga-mac-per-2017/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *