Handmade! An’Art…Motrat që bëjnë art me duart e tyre!

handmade

An’Art stoli artizanale handmade lindi para tre vitesh nga dy motrat gjirokastrite, Androniqi dhe Ardita Koçollari.

An’Art nuk është thjesht bashkimi i emrave të dy motrave. Por mbi të gjitha,

  • shkrirja e fantazisë,
  • frymëzimit,
  • talentit dhe dashurisë për të bukurën dhe punën e dorës.

Mënyra se si dy motrat janë të apasionuara pas punës së tyre, na lënë të kuptojmë që e dashurojnë atë.

Disa prej veglave të përdorura sot janë një trashëgimi e çmuar nga stërgjyshi, gjyshi, dhe prindërit tanë.

Pikë së pari, që fëmijë na u kultivua dashuria për artin përmes aktivitetesh të ndryshme edukative dhe artistike organizuar nga motër Theofili. Nga njëra anë mësonim gjuhën Greke. Nga ana tjetër duke u njohur me penelat, ngjyrat, tablotë, argjilën, etj.

Kështu, vit pas viti kuptuam se ekzistonte një lidhje e veçantë mes fantazisë dhe duarve që sa vinte dhe forcohej. Njëkohësisht, përgjatë viteve të studimit për kontabilitet – financë, u përkushtuam seriozisht në pasionin e ngjizur qysh në fëmijëri.

Fillimisht krijuam për veten

  • vathë,
  • varëse,
  • byzylykë,
  • unaza,
  • spila.

E më pas për rrethin e ngushtë familjar e shoqëror.

Ç’është më e rëndësishme, sot prezantohemi me krijimet tona handmade çdo vit në panairet kombëtare të artizanatit të Gjirokastrës dhe Sarandës.

  • Me grepin e mamit kaluam nga dantellat, në stoli të veçanta dhe të papërsëritshme.
  • Çekiçin, daltat, shënjueset e trashëguara në breza.
  • Me pinca e sharrë përdredhim e skalitim metalin.
  • Kurse me majat e gishtave përpunojmë e krijojmë me argjilë.

Në mënyrë autodidakte, puno e mëso.

E nisëm me materiale të riciklueshme, kurse sot punojmë me materiale të posaçme si:

  • tel dhe fletë metali argjendi gjerman,
  • bakri,
  • bronzi,
  • argjilë të polimerizuar,
  • fije për qëndisje.

Të gjitha dekoruar

  • me gurë të çmuar natyralë,
  • kristale,
  • perla,
  • gurë të qelqtë
  • rruaza.

Ne ndjekim rrjedhën e frymëzimit në krijimet tona. Për më tepër, i skicojmë paraprakisht idetë dhe më pas i materializojmë.

Motivet janë frymëzuar nga:

  • Arkitektura karakteristike e Gjirokastrës;
  • Përrallat dhe legjendat;
  • Veshjet popullore Lunxhote dhe Dropullite (me to na lidh ngushtë origjina e mamit);
  • Gjeometria.

Po ashtu, edhe nga:

  • Antikiteti;
  • Periudha Bizantine;
  • Universi;
  • Natyra;
  • vetë Shpirti.

Gërvishtjet apo sforcimi për realizimin në kohë të dhjetëra e qindra ideve të reja nuk janë asgjë.

Mbi të gjitha, ato janë grimca përpara kënaqësisë që marrim kur stolitë tona hijeshojnë qënien më të bukur, femrën!

Me energji fine dhe frymëzim të pafundmë, nga Shpirti ynë për ju!”

Për më tepër, më poshtë do të gjeni disa nga punët e tyre. Koleksionet e plota i gjeni në adresën e Instagramit: An’art Kocollari dhe Facebook : An’Art Koçollari 

Të gjitha të drejtat e plota të fotove dhe punimeve janë të “An’art Koçollari”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *