Mjekër e rregullt dhe sexy! Djema, mos e humbisni këtë artikull!

Duket qartë që ky ka qënë viti i mjekrës tek meshkujt. E pamundur të ecësh rrugës dhe të shohësh një mashkull pa mjekër. Vajza, nëse partneri juaj vendos të rrisë mjekrën e tij, pranojeni! Mendoni që ai do të duket më sexy dhe nuk ka asgjë më të mirë, sepse do të shpëtoni nga të gërvishturat që ju shkakton kur mjekra e tij është në fazën që sapo ka dalë. Por të rrallë janë ata që i kushtojnë rëndësi deri në detaje.  Ashtu siç kujdesen femrat për veten e tyre, edhe meshkujt kanë një shumëllojshmëri produktesh të kujdesit të mjekrës. Zbutës, balsam, vaj, madje edhe shampo.

Ne kemi zgjedhur t’ju sjellim disa këshilla në lidhje me përfitimet dhe përdorimin e vajit për mjekrën.

 

Çfarë bën vaji i mjekrës?

Më poshtë do të lexoni çfarë efektesh ka vaji i mjekrës dhe pse është një ide e mirë që ta përdorni atë. Mbase as ju vetë nuk ua merrte mendja të gjitha këto.

• Eliminon lëkurën e thatë dhe zbokthin
• Hidraton qimet e mjekrës dhe lëkurën e fshehur poshtë
• Stimulon rritjen e qimeve në mënyrë të shëndetshme
• Lustron pamjen e mjekrës. Vaji i bën qimet të shkëlqejnë dhe mjekra të duket e pastër.
• Hmm, vjen një aromë e këndshme.

 

Përdorimi i vajit të mjekrës, kur duhet ta aplikojmë?

Koha më e mirë për të aplikuar vajin e mjekrës është menjëherë pas dushit sepse lëkura do ta absorbojë më mirë ndërsa poret janë të hapura. Mënyra se si mund ta përdorni është duke masazhuar 3-5 pika të vajit në mjekër dhe në lëkurë. Nëse dëshironi, me një krehër mund ta krehni atë, për t’u siguruar që vaji është i shpërndarë në mënyrë të barabartë.

Më poshtë do të gjeni disa foto ilustruese se sa bukur mund të duket mjekra juaj. Pasi ti shihni do shkoni menjëherë në market për të blerë vajin 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *