Mëngjesi, i rëndësishëm, i shijshëm, i thjeshtë

Mëngjesi

Si të përgatisim një mëngjes të shëndetshëm.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, të jep energjinë për vazhdimin e ditës. Ama shpesh neglizhojmë duke thënë na mungon koha për ta përgatitur.
Për këtë sugjerojmë variantin e mëngjesit plot energji në përbërje dhe pak angazhim në përgatitje, duke kursyer kohën e mëngjesit dhe duke u impenjuar pak në darkë.

Përbërësit:
½ filxhan tërshërë
½ filxhan me fruta të freskëta (mollë të grira, banane, boronica, luleshtrydhe)
1 lugë fruta të thata (bajame, arra, lajthi)
½ lugë fara të ndryshme (kungulli, luledielli, chia, susam, lini)
½ filxhan qumësht
¼ filxhan kos
1 lugë mjaltë
Në përzgjedhjen e frutave tregohuni kreativ dhe gjithashtu konsultohuni me shijen tuaj!

 

 

Përgatitja e një mëngjesi të shijshëm:

Në një kavanoz shtoni tërshërën, qumështin, frutat, farat dhe kosin.
Ëmbëlsojeni përbërjen me 1 lugë mjaltë.
Vendoseni në frigorifer gjatë natës, përbërësit do të zbuten dhe do të lidhen me njëri tjetrin.

Shijojeni në mëngjes!

 

https://hinka.al/te-mirat-nga-pirja-uje-me-stomak-bosh/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *