Llojet e perlave dhe karakteristikat e tyre. Ja pse na pëlqejnë!

Llojet e perlave

Perlat janë një ndër aksesorët më classic. Por cilat janë llojet e perlave dhe si formohen ato?

Perlat diferencohen sipas vendit nga ku nxirren. Këto janë varietetet kryesore:

  • perlat Akoya,
  • ato të ujërave të ëmbla,
  • perla të Detit të Jugut
  • dhe perla tahitiane.

Ndotja e habitatit të origjinës ka bërë që perla Akoya të kultivohet edhe në Kinë, Tahiti dhe Vietnam. Perlat e ujit të ëmbël vijnë kryesisht nga Kina dhe Japonia, ndërsa perlat e Detit të Jugut kultivohen në Australi, Indonezi dhe Filipine.

Karakteristikat dhe llojet e perlave

Perlat kanë forma të ndryshme (imazhi ilustrues më poshtë) por zakonisht i gjejmë në format sferike, ovale apo baroke.

Mund ti gjejmë në ngjyra të ndryshme si ngjyrë kajsie, blu, gri, të zezë, të purpurt, të verdhë, ngjyrë kremi etj, por ngjyra karakteristike është e bardha. Perlat marrin ngjyrën e guackës në të cilën rritet.

Por çfarë simbolizon secila ngjyrë ja u tregon imazhi më poshtë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *