Larës për fytyrën me përbërës krejtësisht natyral

Larës për fytyrën

Larës për fytyrën me përbërës natyral për një lëkurë të pastër.

Përdorni këtë larës për fytyrën tuaj me përbërje natyrale dhe thojini lamtumirë rrudhave, njollave të errëta dhe puçrave.
Ju mund të depërtoni në të gjitha aknet, pikat e errëta dhe njollat e lëkurës me një locion të thjeshtë të përgatitur në shtëpi.

Kjo është e përbërë nga ingrediente krejtësisht bimorë, limoni dhe gjethe majdanozi. Ky locion do iu ndihmojë që të hiqni të gjitha aknet, njollat e errëta dhe do të zbardhë fytyrën tuaj, duke siguruar një lëkurë me shkëlqim dhe të shëndetshme.

Ky është një locion i përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Majdanozi është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe vlera ushqyese të shëndetshme. Lëngu i tij është i pasur me vajra esenciale dhe sasi të lartë të magnezit dhe kalciumit.

Gjithashtu, ajo eliminon aknet dhe pikat e errëta, si dhe trajton zonën rreth syve.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 1 lugë kafe lëng limoni
  • 200 ml ujë.

Metoda e përgatitjes:

Vloni 200ml ujë dhe pastaj shtoni 2 luge gjelle majdanoz të prerë.
Pasi merr valë, hiqni atë nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Kur të jetë i ftohtë, shtoni 1 lugë lëng limoni.
Hidhni përmbajtjen në një shishe qelqi dhe ruajeni atë në frigorifer.

Përdorimi:

  • Ky locion është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, në mëngjes dhe në mbrëmje.
  • Ky locion do të mbyllë poret tuaja, e pastron dhe zbardh lëkurën tuaj. Gjithashtu, ajo do të eleminojë të gjitha aknet dhe njolla e errëta nga fytyra juaj.
  • Me një përdorim të përditshëm gjatë një muaji, ju do të ndjeni një efekt të ndjeshëm në lëkurën tuaj.

Për sytë :

Për të eliminuar skuqjet dhe rrathët e errëta nën sy, përgatiteni këtë recetë. Do ju duhet të hiqni lëngun e limonit. Për ta aplikuar, ju duhet pambuk, i cili lyhet me locionin dhe e vendosim atë në sy. Praktikoheni këtë trajtim dy herë në ditë për 5 minuta.

 

https://hinka.al/ushqimet-me-te-mira-per-pastrim/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *