LADY IN RED. Veshur me ngjyrë të kuqe!

red

LADY IN RED 

Nëse doni të bini në sy e të viheni re kollaj, p.sh. duke ju drejtuar si zonjusha apo zonja me të kuqe apo ‘Lady in Red’, atëherë patjetër duhet të keni diçka të tillë në garderobën tuaj.  Kjo jo vetëm për të krijuar përshtypje pozitive, por dhe ju vetë do të ndiheni mjaft mirë nën një ngjyrë të tillë, pasi të gjithëve ju shkon një nuancë e të kuqes, e kështu duke ju krijuar një ndjesi vetëbesimi.

Besoj se bluzat të gjithë i kemi me shumicë. Sidomos këto të sezonit.  Të trasha e super të ngrohta, të gjera dhe tepër të rehatshme, me jakë të thjeshtë apo me jakë golf. Të veshura me pantallona apo xhinse, me fund të gjatë apo të shkurtër, në përditshmërinë tonë do të dukemi mjaft mirë.

Një triko e kuqe

Një triko e kuqe asnjëherë nuk duhet të mungojë në garderobën tonë. Ajo do ti japë një ton të ngrohtë  e lozonjar pamjes sonë sepse vetvetiu e kuqja përcjell një tërheqje të natyrshme. Ne mund ta veshim atë me xhinset tona të preferuara; me pantallonat tona serioze, për të zbutur pak formalitetin e tyre. Gjithashtu me një fund, qoftë ai i shkurtër apo i gjatë, duke e shoqëruar me një palë çizme mbi gju ose deri tek kyci i këmbës. Kështu do jemi ngrohtë e plot stil njëkohësisht.

 

Një triko me jakë golf e kuqe

Sa më shumë të ftohet koha, aq më trashë vishemi. Dhe me një triko me jakë golf do ja arrijmë qëllimit për tu ndjerë mirë, ngrohtë dhe mbi të gjitha me stil (se di pse më jep gjithmonë ndjesinë si një stil paksa vintage). Jaka golf është rikthyer sërish në mode. Sidomos nëse bluza është shumë më e gjerë se masa juaj, ju do të dukeni akoma më ‘cool’.

Një triko e gjatë apo e gjerë e kuqe

Nëse ju keni një triko të gjatë dhe të gjerë njëkohësisht, shoqërojeni atë me çizmet tuaja të preferuara mbi gju. Do të dukeni mjaft ‘in’.  Nëse ato nuk janë në tipin tuaj, mjaftojnë një palë atlete apo këpucë të sheshta. Dhe ja ku dukeni sërish po aq lezetshëm.

Një këmishë e kuqe

Nuk jeni shumë tipi i trikove por do të preferoni diçka më formale apo pak më larg të zakonshmes?! Sigurisht në ditë më të ngrohta, me një këmishë të kuqe do të dukeni plot feminilitet dhe tërheqëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *