Kabuni, embëlsira nga e cila vegjetarianët duhet të bëjnë kujdes!

Kabuni

KABUNI

Është kjo ëmbëlsira shqiptare e jashtëzakonshme, jo vetëm në përbërje, por edhe në vlerat që mbart si ushqim tradicional nga zona e Krujës. Pak e vështirë fillimisht të besosh që një ëmbëlsirë e përgatitur më mish është kaq e shijshme. Për këtë arsye nëse jeni vegjetarian, bëni kujdes,  pasi kjo ëmbëlsirë e kamufluar, e quajtur kabuni, mund t’ju ‘mashtrojë’ në çdo moment.

Përbërësit:

  • 200 gr Oriz
  • 100 gr Gjalpë
  • 1 lugë vaj ulliri
  •  100 gr Rrush i thatë
  • Pak Kanellë pluhur
  • 250 ml ujë i valuar
  • Sheqer 250 gr
  • 250 gr mish nga qafa e Dashit

 

Fillimisht mishin nga qafa e Dashit e ziejmë, më pas e bëjmë fije fije. Pjesa e qafës së dashit nuk ka shumë yndyrë, ajo përmban disa masa xhelatinoze që mundësojnë një lidhje më të mirë ndërmjet orizit.

Ndërkohë në një tenxhere hedhim gjalpin dhe vajin. Pasi gjalpi të jetë shkrirë,  shtojmë  orizin. E përziejmë me lugë druri pa ndaluar për rreth 5 minuta derisa të marrë pak ngjyrë. Më pas hedhim rrushin e thatë, kanellën dhe mishin e bërë fije fije. Shtojmë ujin, e lëmë të ziejë në zjarr të avashtë me kapak mbuluar. Pasi ka zjerë, shtojmë sheqerin, do të lëngëzojë pak dhe gjithashtu do të marrë një ngjyrë karakteristike nga karamelizimi. E lëmë sërish në zjarr të avashtë. Në përfundim e servirim në pjata duke e zbukuruar me pak kanellë. Preferohet të konsumohet e ngrohtë.

Ju bëftë mirë !

 

https://hinka.al/receta-per-panna-cotta/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *