Ku mund të bëhen takimet e para perfekte për çdo shenjë

takimet e para perfekte për çdo shenjë

Ja se ku mund të bëhen takimet e para perfekte për çdo shenjë!

Dashi:

Ide të mira për një takim të parë me një dash variojnë nga të shkuarit në një event sportiv tek të mos planifikuarit e asgjëje dhe të qënurit spontanë në zgjedhjen e çfarë do të bëhet dhe ku do të shkohet.

Demi:

Diçka e shijshme, e qetë dhe personale, karakterizojnë shumë mirë takimin e parë me një dem. Një vakt i shijshëm në një restorant të këndshëm ose një vakt e përgatitur me shumë dashuri në shtëpi. Me një dem është i suksesshëm çdo takim që i jep qetësi.

Binjaket:

Atëherë…. Takimet e para që duhet të evitoni me një Binjak janë në kinema apo në ndonjë koncert. Pse? Sepse një takim i parë me një binjak është një takim mendjesh. Ata duan të flasin, duan të të njohin sa më mirë dhe të të marrin mendime në shumëllojshmëri temash. Kështu ata kuptojnë nëse përputheni. Çdo gjë që nuk ja jep këtë mundësi, do ti irritojë Binjakët.

Gaforrja:

Nëse shkon në një takim të parë me një gaforre atëherë është e rëndësishme të mendosh në detaje planet e takimit. Jo ndonjë surprizë e madhe, asgjë shumë të zhurmshme apo kaotike. E preferueshme është ndonjë vend me sa më pak njerëz. Gaforret janë tipa introvert që nuk pëlqejnë vendet e reja dhe ambiente të zhurmshme. Nëse ata përmendin vende ku kanë qënë më para ose gjëra që pëlqejnë të bëjnë atëherë ky është një fillim i mirë për të marrë ide.

Luani:

Një eksperiencë e mirë ngrënieje në një restorant ose një eksperiencë që e përkëdhel, është mënyra më e mirë për të kënaqur një luan në takimin e parë. Ata e shijojnë shumë të jenë në qendër të vëmendjes. Këtu mund të përfshihen situata ku i shërbehet me kujdes nga kamarieri ose përkëdhelet me një masazh të këndshëm. Gjithashtu e përshtatshme është një takim në një galeri arti ose duke shijuar verë të mirë.

Virgjëresha:

një takim i parë me një virgjëreshë duhet të jetë një eksperience e re e përgatitur veçanërisht për ta. Duhet të jetë një eksperiencë në natyrë. Mendoni një piknik në fshat ose të gatuash një vakt duke përdorur përbërës natyral. Një koncert në ambient të hapur do ishte ideal. Nga takimi që zgjedh për një virgjëreshë, në mënyrë të pavetëdijshme kjo shenjë është duke ju bërë një gjykim.

Peshorja:

Takimi i parë me një peshore duhet të jetë elegant dhe me klas. Mos e ço nëpër mend ti ofrosh një takim të parë në fast food ose për bowling. Një peshore shijon muzikën, artin dhe ushqimin. Kështu që mund të zgjidhni një koncert, një galeri arti ose një panair me punime artistike. Sigurisht të shoqëruara këto me një vakt të mirë, do ta bëjnë shumë të lumtur.

Akrepi:

të kesh sukses në një takim me Akrep, çelësi është Intensiteti. Mund të shijoni biseda të thella dhe plot kuptim ose një eksperiencë intensive emocionale si për shembull një koncert muzikor ose një film mbi të cilin mund të diskutoni. Pa diskutim që akrepi pëlqen të përkëdhelet ama përshtatshmëria emocionale dhe lidhja e krijuar ndërmjet tyre mund ta mundësojë ose jo këtë gjë.

Shigjetari:

Një interes kulturor ose një eksperience e ndryshme janë ato që e bëjnë një takim me shigjetar të suksesshëm. Mund të jetë: ushqimi ose vera e mirë, një eksperiencë e re duke shijuar muzikë live. Gjithashtu mund të jetë diçka edhe më e ndryshme si për shembull të bësh hipizëm ose të ecësh në fshat.

Bicjapi:

Një plan i minutës së fundit apo diçka spontane nuk janë një ide e mirë me një bricjap. Nëse nuk bën pak përpjekje për ta bërë takimin interesant atëherë bricjapi nuk do ti marrë seriozisht gjithashtu qëllimet e tua. Ky takim i parë nuk kërkon shumë para ama do t’ju kushtojë në mendime dhe në kohë për të përgatitur gjithçka. Kështu që bëj rezervime biletash apo tavoline në mënyre që ti bësh përshtypje.

Ujori:

ujori është i paparashikueshëm. Çfarëdo lloj plani të keni do e ndryshojë atë, por kjo nuk do të thotë që duhet të shkosh pa pasur një plan. Thjesht prano që ky takim do të jetë një aventurë në stilin e ujorit. Ka shumë mundësi të jeni pjesë e një aktiviteti në grup.

Peshqit:

në një takim me një peshk duhet ti tregosh që ti ke menduar për gjërat që pëlqen apo për ato që nuk pëlqen. Dhe duhet të jetë patjetër një aktivitet romantik. Peshqit janë ëndërrimtarë dhe kështu çdo gjë artistike si për shembull muzika ose arti janë ideale. Peshqit nuk pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes. Pra duhet të bësh diçka të tipit të qetë, relaksues dhe kuptimplotë. Është gjithmonë një ide e mirë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *