Kostum gri?! PO! Ja si mund ta veshim kurdoherë.

kostum gri

Gjithmonë eksperimentojmë me veshjen tonë, në një farë mënyre sikur duam të tregojmë se çdo gjë që mund të veshim na rri aq bukur. Një ndër tendencat më interesante të këtij sezoni dhe që duhet ta kemi patjetër është një kostum gri, një ngjyrë e preferuar pothuajse nga të gjithë. Një veshje tipike mashkullore por e përshtatur mjaft këndshëm për femra.

Mund të jetë një veshje e përshtatshme për në punë, por gjithashtu plot stil edhe në ambiente të tjera, varur nga mënyra se si e veshim.  E bukura e kostumit është se mund ti veshim edhe të ndara nga njëra-tjetra, për të mos u dukur sikur kemi veshur gjithmonë të njëjtën gjë.

 

Prandaj, kemi zgjedhur t’ju sjellim disa ide interesante se si mund ta veshim një kostum gri. Dhe nëse nuk e keni akoma një të tillë, e sigurt që do ta blini patjetër.

 

E nisim me rastin kur ky kostum është tipik femëror. Një kostum gri i përbërë nga xhaketa dhe një fund i shkurtër. Ose me një fund midi me një të çarë të theksuar apo një fustan. Zakonisht ngjyra gri kombinohet mjaft mirë me ngjyrën e zezë. Por nëse ju jeni një tip që dëshironi të dilni nga monotonia e një veshjeje, mund ti shtoni pamjes suaj një aksesor me ngjyrë të theksuar, si në rastin e fotos. Gjithmonë në përputhje me tipin tuaj. Akoma më perfekte nëse kostumi do të jetë me kuadrata, tendenca më ‘in’ e momentit.

kostum gri kostum gri kostum gri

 

Një mënyrë tjetër mund të jetë duke e shoqëruar me një aksesor si rripi ose me modelet e fundit të çantave në bel. Një kostum gri ku pantallonat janë goxha të gjera do t’ju tregonte akoma me më shumë stil. Por gjithashtu, ne mund ti japim pak ngjyrë ose nuancë më ‘casual’ duke e shoqëruar me një bandana si në foto.

kostum gri kostum gri

 

Për një pamje më casual, le ta veshim kostumin tonë me atlete. Shmangim kështu një pamje tepër formale apo ‘të ngurtë’. I përthyejmë pak pantallonat nga fundi dhe ja ku jemi ‘cool’.

Apo një kostum në masë më të madhe se e jona ‘oversized’. Për tu ndjerë më të lirshme dhe sidomos nëse keni një tip paksa djaloshar.

kostum grikostum gri

 

Kostumi gri përshtatet mjaft mirë me një këmishë të bardhë. Dhe nëse duam që pas pune të jemi  pothuajse gati për një ambient tjetër më argëtues, atëherë mund ta zbërthejmë këmishën një kopsë më poshtë :p.  E shoqërojmë me një aksesor, si p.sh. një varëse interesante, siç e shohim të ilustruar në foto.

kostum gri

 

Një pamje mjaft interesante mund të kemi edhe në rastin e një kostumi tipik mashkullor: pantallona, xhaketë dhe tip palltoje. Mund ta shoqëroni me një shami të lezetshme xhepi. Do dukeni ‘wow’.

kostum gri

 

Dhe së fundmi, për vajzat e çrregullta, larg të zakonshmes dhe të guximshme. Le ta kthejmë xhaketën apo këmishën mbrapsht, me një lidhje interesante për tu dukur super ‘cool’.

kostum gri

 

Kaq njëherë për njëherë. Nëse ju keni ndonjë ide më interesante, që mund të na ketë humbur, jeni të lirë të na e thoni 😉

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *