Maskë limon dhe Aloe Vera, kombinim perfekt për lëkurën

Maskë limon dhe Aloe Vera

Maskë limon dhe Aloe Vera, kombinim interesant

Lemoni dezinfekton poret e lëkurës për të pastruar puçrat e fytyrës të shkaktuara nga bakteret dhe papastërtitë e tjera. Kjo maskë shëron aknet dhe shenjat e saj në lëkurë. Aloe Vera njihet për efektet pozitive në përkujdesjen ndaj lëkurës së fytyrës. Provoni të bëni vetë një maskë limon dhe Aloe Vera.

Hapat që do të ndiqen për këtë maskë janë:

  • Nxirrni xhelin Aloe Vera nga fletë e aloes dhe vendoseni në një tas.
  • Shtoni disa pika lëng limoni të freskët në xhelin  e aloes.
  • Përziejini me njëra-tjetrën shumë mirë derisa të dyja të jenë bërë një masë homogjene dhe aplikojneni atë në fytyrë të pastër dhe qafë si një maskë.
  • Masazhojeni butë për 2 – 3 minuta që të absorbohet në lëkurë.
  • Prisni për 15 – 20 minuta dhe lajeni atë me ujë të ngrohtë.
  • Mbajeni lëkurën tuaj të thatë me një rrobë të butë dhe të pastër dhe më pas aplikoni hidratuesin.
  • Ruajeni përzierjen e mbetur në një enë hermetike dhe vendoseni në frigorifer për përdorim të rregullt.

Shënim:
Gjithashtu, mund ta zëvendësoni lëngun e limonit me mjaltë të papërpunuar dhe të ndiqni të njëjtin proçes. Ose shtoni të bardhë veze (nga një vezë) në aloe. Përziejeni me limonin dhe aplikojeni maskën në fytyrë.

https://hinka.al/vetite-kuruese-te-aloe-veres/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *