Çizme deri tek gjuri! Ja se si mund ti kombinoni ato.

çizme

Ufff kam një pale çizme deri tek gjuri.

Por nuk janë aq hot dhe cool sa ato sipër gjurit.  Dhe as casual dhe stylish sa një palë çizme deri tek kyci i këmbës. Pra nuk i kam veshur asnjëherë.

Si ka mundësi kur ato janë të lezetshme, por unë nuk kam fare frymëzim për ti veshur?! Sa person i vështirë jam i thashë vetes :P. Kështu që vendosa të zhbiroja pak internetin. Dhe ja ku gjeta inspirim tek mënyra se si i veshin këto fashion influencer-at e sotshme.

Nëse edhe ju keni të njejtin problem si mua, hidhini një sy galerisë. Mos i lini çizmet tuaja të mbulohen nga pluhuri 😛

Vishini ato me një fustan të shkurtër.

Ju sigurojmë se do të dukeni mjaft këndshëm e femërore. Veshja juaj do të bjerë në sy si një kombinim mjaft interesant.

 

Një fustan i gjatë.

Gjithashtu, ju mund ti vishni çizmet e tuaja me një fustan të gjatë apo edhe me një pallto të gjatë. Sigurisht që kombinimi i ngjyrave është në dorën tuaj. Nëse çizmet tuaja janë të gjera, ju do të dukeni plot stil nëse edhe fustani juaj është njësoj i gjerë. Provojeni!

Çizme dhe fund!

Ja ku është dhe një kombinim tjetër mjaft i lezetshëm. Nxirreni në pah stilin tuaj!

https://hinka.al/red-ultimate-cure-sadness-kepuce-ne-ngjyre-te-kuqe/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *