Xhaketa jeans, ja si mund ta veshim këtë detaj casual.

xhaketa jeans

Xhaketa jeans apo denim jackets janë një super tendencë dhe jam e bindur se të gjithë e kemi një të tillë.

Kombinimet janë të shumta dhe përveç se ndihemi rehat me një xhaketë të tillë, dukemi dhe me shumë stil njëkohësisht. Besoj se të gjithë mendoheni shumë kur visheni se si ta kombinoni dhe ju siguroj se ka kaq shumë mundësi. Mund ta vishni xhins mbi xhins dhe mos të dukeni keq. Mund ta vishni më funde, fustane, pantallona të gjera ose të ngushta. Gjithashtu mund të shtoni aksesorë të ndryshëm për të krijuar një stilim të personalizuar pasi shpeshherë mendojmë se dukemi si kopje të njëra-tjetrës. Po ta keni vënë re kjo tendencë po përdoret mjaft edhe nga meshkujt, dhe sinqerisht mendoj se duken shumë ‘cool’. Kështu që shfletoni shpejt e shpejt galerinë mbase gjeni inpirimin për look-un e ditës si mund të vishet xhaketa jeans.

https://hinka.al/mom-jeans/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *