Golf dhe fund, kombinimi perfekt për dimrin!

golf

Golf dhe fund mund ta konsiderojmë si kombinimin perfekt për dimrin!

Një golf mund të jetë tipi i bluzës më i përdorur gjatë stinës së ftohtë të Dimrit. Dhe ja ku po jep shenjat e para. I ftohti na imponon mënyrën se si dukemi gjatë ditës sonë. Sigurisht që mund të vishemi me stil dhe ngrohtë njëkohësisht. Kjo nëpërmjet një prej kombinimeve të mia më të preferuara ‘golf dhe fund’. Edhe nëse fundi është oversized ose i ngushtë, i shkurtër ose i gjatë, e rëndësishme është të ndiheni rehat. Se di për ju, por ky kombinim seç më nxit një lloj vetëbesimi se dukem ‘cool’ 😉 Zbulojeni vetë!

Shfletoni galerinë dhe inspirohuni nga idetë që duam të përcjellim tek ju se si të dukeni plot stil.

Golf dhe një fund i shkurtër

Edhe pse mund të jetë pak ftohtë, sigurisht që mund të veshim një fund të shkurtër. Duke veshur një golf do ju humbasë disi kjo ndjesi. Shoqërojeni atë me çizmet tuaja të preferuara dhe do dukemi shumë bukur. Gjithashtu mund ta vishni dhe me këpucë të sheshta për një pamje akoma më të rehatshme.

Kombinojeni me një fund me të çara.

Fundet me të çara mund të jenë shumë femërore dhe sensuale. Patjetër duhet ta keni një të tillë.

Super me një midi skirt!

https://hinka.al/lady-red/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *