Destinacionet më atraktive për pushimet dimërore

Kjo është periudha tjetër e vitit që ne fillojmë të planifikojmë se ku do ti kalojmë pushimet dimërore. Ajo që na vjen direkt në mendje, ndërkohë që jemi duke planifikuar pushimet dimërore, është mali. Duket sikur kohët e fundit njerëzit kanë filluar ta dashurojnë malin dhe borën. “Turizmi i bardhë” po kthehet në një nga aktivitetet më të dashura të njerëzve. Fshati të ofron mundësi akomodimi në hotele dhe bujtina. Për disa vite rresht rajoni juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet, deri tek ato tradicionalet.

 

Destinacionet më të preferuara në këtë periudhë brenda dhe jashtë vendit janë:

1. Dardhë, Korçë

Fshati turistik në juglindje të Korçës, 19 km larg prej tij. Ka një lartësi gjeografike mbi 1300 m, gjë që na bën gjithmonë të mendojmë borën kur jashtë është ftohtë. Dardha duket se kohët e fundit është bërë e njohur jo vetëm për turistët vendas, por edhe për ata të huaj. Aty do të gjeni një natyrë të adhurueshme, shtëpi mikpritëse dhe restorante modeste e tradicionale. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.

Disa nga vendet që duhet ti vizitoni patjetër kur jeni në Dardhë:

  • Parku Kombëtar i Drenovës
  • Muzeu i Dardhës
  • Parku i Dardhës
  • Kishat e Dardhës

Vizitoni bukuritë natyrore!

 

 

2. Voskopoja, Korçë

Mbetemi po në Korçë. Voskopoja, ndodhet 21 km larg qytetit. 1160 m mbi nivelin e detit. Voskopoja mbart vlera kulturore dhe historike të mëdha. Ka disa hotele të cilësisë së lartë dhe bujtina mikpritëse. Aktivitetet që mund të bëni në Voskopojë janë nga më të ndryshmet duke filluar nga skitë, gjuetia, dhe deri te shëtitjet në malet e mbuluara nga dëbora. Të shijoni gatimet tradicionalet si: mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë.

Gjërat që duhet ti bëni patjetër kur jeni në Voskopojë:

  • Praktikoni sportin e skive
  • Vizitoni kishat  dhe bazilikat e stilit post-bizantin në Voskopojë. Kanë mbetur në Voskopojë ende 5 kisha dhe një manastir Manastiri i Shën Prodhromit, Kisha e Shën Athanasit, Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael, Kisha e Shën-Kollit.
  • Shijoni kuzhinën tradicionale , me ushqime bio.
  • Shëtitjet me kalë
  • Ngjitja në mal

3. Razma, Shkodër

Razma, është një ndër destinacionet turistike shumë të preferuara të qytetit të Shkodrës. Fshati i Razmës, është rreth 43 km në veri të Shkodrës. Një vend ideal për të praktikuar alpinizmin dhe skitë.  Ka një klimë malore, ajër shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave janë karakteristike për zonën.

4.Mali i Dajtit

Për të gjithë ju që jetoni në kryeqytet dhe doni të prekni borën Dajti është vendi ideal. Mali i Dajtit arrin një lartësi prej 1613 metra. Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana. Mund të përdorni teleferikun për të mbërritur në Dajt. Por mund të bëni ngjitjen edhe me makine ose të bëni hiking.  Gjatë rrugës do ju ofrohen pamjet e bukura që të natyrës.
Edhe ne Dajt mund të gjeni aktivitete të ndryshme si shëtitja me kalë, etj.

5.Boga
Boga ndodhet mes maleve të Rugovës në 1,400 metra lartësi mbidetare, fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën.Rugova, (Boge) është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Ajo gjithashtu ofron një shtrirje afër teleferikëve, të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri, për të kaluar një fundjavë të këndshme. Në fshat ndodhet një pistë skish me parametra bashkëkohorë, ku mund të argëtohen edhe fillestarët në këtë lloj sporti.
Aktivitetit që mund të zhvilloni në Rugovë janë:

  • Alpinizmi, ski, ngjitje në shkëmbinj, hedhje me parashuta,etj.
  • Vizitoni shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj.

6.Brezovica, Kosove

Brezovica, ndodhet në komunën  e Shtërpcës dhe është e banuar shumica nga Serbë. Ky fshat piktoresk malor që ndodhet në shpatet e famshme të Brezovicës, ofron një vendpushim dhe pistë skish në 2,500 metra mbi nivelin e detit . Fshati turistik është i pozicionuar dhe i ekspozuar ndaj një peisazhi shumë të vecantë. Malet mbreslënëse të Sharrit dhe lumi i cili rrethon të gjithë hapësirën. Brezovica ofron një pistë skish të mirë për një sport profesionist. Do të gjeni edhe teleferikë, që do ju ndihmojnë për ngjitjen në maja të larta.

7. Mavrove, Maqedoni


Fshati tursitik i vendosur në Komunën e Mavrovës dhe Radostushës. Ndodhet ne veri te Maqedonis, shtrihet ne malin BistraMavrova është një destinacion për turistët gjatë gjithë vitit për shkak të bukurive natyrore qe ofron si, qendrës së saj të skijimit, parkut kombëtar, ajrin e fresket nga malet perreth dhe liqenin e bukur . Pista e Skive, qe dikur ka qene piste Olimpike ndodhet 1250 m mbi nivelin e detit. Po ashtu aty do të gjeni edhe teleferiket nuk mungojne ne te katert anet e saj.

Aktivitetet që do gjeni ne Mavrove:

  • Tereni ofron një mundësi të shkëlqyer për shetitje, kalërimi mbi kalë ose deri sa lëvizni nëpër shtigjet e çiklizmit dhe alpinizmit, ndërsa shpatet e maleve ju ofrojnë mundësi për kampim dhe shëtitje të gjata.
  • Pasuria natyrore ju thëret në çdo hap.
  • Mavrova ka 30 shpella piktoreske, midis të cilave dhe Shpella e Gropës së Sharit në afërsi të Rostushe.
  • Gjendet edhe Lokuv, liqeni më i ulët akullnajor në Maqedoni.
  • Kanioni piktoresk i lumit Radika.

8. Kolashin, Mali i Zi

Kolasin ndodhet në veri të Malit te Zi, rrëzë malit Bjelasica dhe Sinjajevina. Qëndra e skive është 1450 m mbi nivelin e detit. Gjatë sezonit dimëror lartësia e borës arrin deri në 2 m lartësi.
Pista e shkëlqyer e skive, shëtitjet me teleferik përmes bukurisë së malit Bjelasica dhe parkut ndërkombëtar të mbuluara kryesisht nga bora, gjithashtu edhe motorrët e borës e bëjnë kolashin një vend perfekt për pushimet dimërore.

9. Bansko , Bullgari

Bansko ndodhet në një lugine piktoreske mes maleve Pirin, Rila dhe Rodopi. Me një gjatësi 70 kilometra, me infrastrukturë moderne teleferikes. Ndodhet në jugperëndim të Bullgarise, 925 m mbi nivelin e detit. Ofron mundësi të shumta akomodimi në hotele luksoze dhe ekonomike si dhe bare e restorante tradicionale. Në Bansko keni mundësinë të vizitoni një sërë monumentesh kulturore dhe historike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *