Çfarë pa kryeshërbëtorja? – në Teatrin Kombëtar Eksperimental

çfarë pa kryeshërbëtorja

Premiera e komedisë së zezë – Çfarë pa kryeshërbëtorja.

Nga data 11 shkurt, çdo të mërkurë, të enjte, të premte, të shtunë dhe të dielë, ora 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Çfarë pa kryeshërbëtorja është një komedi brilante e autorit anglez Joe Orton, e cila vihet në skenë nga regjisori Kiço Londo.
Në këtë premierë marrin pjesë një kast aktorësh të njohur si:

  • Genc Fuga në rolin e doktorit,
  • Rozi Kostani në rolin e gruas së doktorit,
  • Gazmend Paja është profesori në shfaqje,
  • aktorja Laura Nezha vjen për publikun në teatër me rolin e vajzës,
  • Ilia Kaçi është djali,
  • dhe Mehdi Malka është polici,

të cilët po zhvillojnë provat e fundit për këtë shfaqje që për herë të parë do të vijë në skenën e teatrit shqiptar.

Kjo vepër ka brenda të ndërthurur, komedinë dhe tragjedinë, po ashtu ka edhe inçest në mes. Përmes komedisë së zezë përcillen situata nga më të ndryshmet si, çmenduria, vese njerëzore, etj.

Për më tepër në kategorinë- Argëtime:

https://hinka.al/shfaqjet-e-fundit-te-opera-per-3-grosh/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *