Çantë në ngjyrë të kuqe. Duhet ta keni patjetër!

çantë

LIFE IS SHORT SO BUY THE BAG 

Çantë në ngjyrë të kuqe!

Çanta është një aksesor i domosdoshëm i përditshëm, aq sa nuk mund të jetojmë apo dalim pa të. Ajo është si një lloj kasafortë ku ne mbajmë gjërat tona më të rëndësishme. Madje, kot nuk thonë që në çantën e një femre mund të gjesh çdo gjë të mundshme. Aq të shumëllojshme janë ato, saqë gjithmonë do ankohemi që nuk e kemi njërën prej tyre. Të ndryshme në përmasa e në forma, në ngjyra e në material, brand ose jo, besoj se dhe ju si mua thoni gjithmonë ‘e duaaaa’. Sidomos nëse dikush tjetër e ka veshur një çantë që ju s’e keni 😛

Ato mund të jenë:

  • çanta dore apo shpine,
  • kuleta apo këto çantat e reja të vendosura në bel,
  • të vogla apo super të mëdha
  • me një rrip të gjatë,
  • boho apo me thekë,
  • kamosh apo me perçina,
  • ose me ndonjë bandana të lidhur,

Ufff nuk do mjaftonte gjithë dita për ti përmendur.

O.K. Le të kalojmë në fokusin tonë, çantat e kuqe. Mendoj se një çantë e tillë do të ishte përfekte sidomos për personat që kanë një stil të thjeshtë të veshuri dhe kështu i shtojnë pamjes së tyre një detaj aq të rëndësishëm si çanta, dhe pse jo e kuqe, për ti dhënë dorën e fundit.

Në galerinë tonë kemi përzgjedhur disa midis qindra e mijërave modeleve, thjesht për të paraprirë faktin se duhet patjetër të kemi njërën prej tyre. Përgjithësisht shohim një tendencë për çantat e vogla, por normalisht kjo varet nga preferencat personale.

Kombinimi i çantës me këpucët

Një fakt i rëndësishëm, që besoj se të gjithëve na lind natyrshëm, është kombinimi i çantës me këpucët. Sikur të krijohet ideja se veshja më në fund është kompletuar. Sidomos nëse të dyja ato janë në një nuancë të kuqe. Ju sigurojmë se do të ketë një efekt të menjëhershëm, e mbi të gjitha ju do të ndiheni aq mirë me atë cka do të shihni para pasqyrës.

https://hinka.al/cantat-theke-ose-ndryshe-fringes-en/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *