Çaj jeshil, duhet ta përdorim për flokë të shëndetshëm

çaj jeshil

Mrekullirat me çaj jeshil që mund të bëni vetë në kushte shtëpie për flokët tuaj.

A e dinit që  mund të përdorni çaj jeshil për flokë tuaj?

Çaji jeshil është i njohur për vetitë e tij antioksidant, e cila është e nevojshme për të mbajtur flokët dhe lëkurën e kokës të shëndetshme.
Gjithashtu përmban aminoacidet, enzimat, vitamina (B, C, E), magnez, polifenoli, etj.

Ju mund të bëni vetë në kushte shtëpie produktet e mëposhtme:

1. Shpëlarës floku.

Shpëlarja e flokëve me çaj jeshil stimulon rritjen e flokëve, duke parandaluar zbokthin, duke reduktuar humbjen e flokëve dhe probleme të tjera të kokës. I bën flokët tuaj të rriten të shëndetshëm, duke i mbrojtur ata nga dëmet e shkaktuara për shkak të ndotjes dhe produkteve të ashpër.

  • Vendosni 2 qese çaj jeshil në 2 – 3 gota me ujë të nxehtë.
  • I lëmë disa minuta derisa të përfitojmë lëngun e dëshiruar nga çaji jeshil.
  • Pastaj, ujin duhet ta lëmë të ftohet për disa minuta.
  • Përdoreni këtë çaj si një shpëlarje përfundimtare për flokët tuaj (pas përdorimit të shampos dhe kondicioner).
  • Masazhojeni atë në lëkurën e kokës dhe flokë për disa minuta dhe bëni shpëlarje me ujë normal.
  • Përsëriteni në mënyrë të rregullt të njëjtin proçes për të shtuar volumin dhe për ti bërë flokët tuaj të shkëlqejnë. 

2. Spray për flokët.

Spray me çaj jeshil do të japë një zgjidhje për shumë probleme të flokëve, si rënia e flokëve, flokë të thatë dhe lëkurë e kokës e irrituar. Çaji jeshil stimulon rritjen e flokëve, forcon flokët tuaj dhe qetëson kruajtjet që mund të shkaktohen në lëkurën e kokës.

  • Bëni 2 gota të çajit jeshil dhe hidheni atë në një shishe bosh spray.
  • Hidheni këtë përzierje mbi flokët tuaj nga rrënjët deri te maja dhe masazhojeni butë mbi flokët tuaj.
  • Lëreni të veprojë për rreth 20 – 30 minuta dhe lani flokët me një shampo të rregullt.
  • Gjithashtu, ju mund të shtoni në çaj fragrance për një aromë të këndshme për flokët tuaj.

3. Çaj jeshil kundër zbokthit.

Ky ilaç do të ndihmojë për të hequr zbokthin, për të qetësuar lëkurën e thatë kokës apo lëkurën e irrituar, stimulon rritjen e flokëve dhe shton shkëlqimin për flokët tuaj.

  • Hedhim 1 filxhan me ujë në një tigan dhe e vlojmë atë.
  • Pastaj shtoni 2 lugë gjethe të çajit jeshil, 3 – 4 lugë vaj organik kokosi dhe 1 lëvore limoni.
  • Vlojeni për 2 – 4 minuta.
  • Lëreni përzierjen të ftohet plotësisht.
  • Aplikojeni në kokë dhe flokë duke përdorur një top pambuku.
  • Masazhojeni butë për disa minuta dhe lëreni për 45 – 60 minuta.
  • Pastaj lani flokët tuaj me shampo dhe kondicioner.
  • Vazhdoni duke bërë të njëjtin proçes për 3 – 4 herë në muaj për rezultate efektive.

4. Çaj jeshil – shampoo për flokët.

Kjo shampo bimore do të pastrojë flokët tuaj për të hequr pluhurin, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt apo ndërtimin e qelizave të vdekura në lëkurën e kokës. Ajo gjithashtu ndikon për të qetësuar shqetësimet e lëkurës, për të zbutur sëmundjen e psoriazës, ekzemçn dhe irritime të tjera në lëkurën e kokës.

  • Vendosni 2 qese çaj jeshil në 1 gotë me ujë të nxehtë dhe lëreni të veprojë për 25 minuta.
  • Lëreni të ftohet për të arritur temperaturën normale të dhomës.
  • Pastaj përzieni 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe disa pika vaj esencial në 1 filxhan dhe çaj jeshil.
  • Përziejeni mirë dhe përdoreni si një shampo për flokët tuaj.
  • Përsëriteni përdorimin e kësaj shampo bimore rregullisht për të marrë ndihmë nga problemet e flokëve dhe për të nxitur rritjen e flokëve të shëndetshme.

https://hinka.al/si-ta-perdorim-vajin-e-kokosit-per-mbrojtjen-e-flokeve-nga-dielli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *