Boyish style, le të vishemi me rrobat e të dashurit tonë.

boyish style

Nëse do ju pyesja çfarë mund të veshim nga rrobat e të dashurit, OK direkt do thoni boyfriend jeans. Dakord jam, i kemi veshur e stërveshur dhe akoma nuk na kanë dalë nga qejfi. Por unë do thoja gjithçka!!! POOO, sidomos nëse ju përshtatet masa edhe juve, merrjani të gjitha, sa më të gjera akoma më mirë… Vishuni me një boyish style, inspiruar nga një djalë.

Unë i adhuroj, madje më në fund sapo e gjeta veten në këtë stil i frymëzuar nga meshkujt ‘tomboy’ ‘boyish style’ ‘mascuilin style inspiration’.

Mbase ju duket e çuditshme, por falenderojmë Zotin që na ka dhënë mundësinë të veshim gjithçka duam. Po ju japim disa ide se si mund të mbani veshje të një stili mashkullor por sërish të dukeni mjaft femërore. Shfletoni galerinë sepse jam e bindur që do gjeni inspirim dhe mbase gjeni vetveten. Ju siguroj që do ti dashuroni këto foto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *