Bluzat oversized apo të gjera, perfekte për pranverë

bluzat oversized

Besoj se njësoj si unë, edhe ju mezi po e prisnit ikjen e stinës së dimrit. Ajo që na intereson më shumë është mos ti veshim më xhupat dhe palltot e rënda. Për këtë periudhë më të ngrohtë, do sugjeroja të vishnit kombinimin më stil, më ‘in’ të momentit, bluzat oversized.

Bluzat oversized, me disa masa më të mëdha se juaja dhe fund me gjatësi mesatare ‘midi‘!

Qofshin ata të gjerë, të ngushtë, me pala apo me të çara, janë perfektë; dhe për më të tepër mund ta kombinoni me këpucë të larta, sandale, çizme apo atlete, ashtu si mund të gjeni vetveten për tu dukur chic, casual, rock apo për ti dhënë një ngjyrosje më boho. Madje unë sapo e provova këtë kombinim dhe ju siguroj se përveç se do të ndiheni mjaft rehat do të dukeni dhe me shumë stil njëkohësisht. Kështu që shfletoni galerinë që kemi përgatitur me këtë kombinim dhe gjeni inspirimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *