BLUE JEANS, fiksimi i të gjithëve. Tashmë mund ti personalizoni!

Gjatë viteve,  BLUE JEANS kanë ardhur duke përfaqësuar një lloj të caktuar lirie, pavarësie dhe një faktor ‘cool’. Ato kanë evoluar nga një veshje pune e përulur në një fashion must-have, pra diçka që duhet ta kemi patjetër! Si rezultat,  janë shndërruar në veshjen më të preferuar të të gjithëve.

 

Duke qënë se janë universalisht të përhapura dhe super të veshura, përditë, gjithmonë do mendohemi e mundohemi se si ti ndryshojmë e ti personalizojmë, duke ju dhënë ngjyrën e stilit tonë. Kështu do dashurohemi akoma më shumë me to.

Ne kemi menduar  t’ju japim disa ide frymëzuese për blue jeans-at, inspiruar edhe nga tendencat më të fundit të ‘street style’ apo  se si style influencer-at i veshin ato.

Le ti shohim së bashku:

Embroidered jeans apo të qëndisura të vogla ose modifikime mjaft interesante. Mund të qëndisim edhe vetë fjalë apo shprehje tonat të preferuara. Do ti duam akoma më shumë se më parë. Sidomos nëse i shtojmë ndonjë të grisur të lezetshme.

blue jeans

 

Perçina apo unaza, për një pamje ‘rock’.  Sinqerisht, komplet ndryshe nga të gjithë. Të adhurueshme!

blue jeans blue jeans

 

Thekë apo të grisura të lezetshme në fund të xhinseve tona, për një pamje lozonjare. Gjithmonë do dukemi mjaft trendy.

blue jeans

 

Të ngjisim sticker apo të pikturojmë detaje ‘cute’. Për ata persona që kanë një tip lozonjar dhe gjithmonë fëmijë në shpirt.

blue jeans blue jeans blue jeans

 

Të shtojmë në fund të tyre një pjesë jo jeans, duke i dhënë pak ngjyrë boho apo ndonjë nuancë më femërore, varur nga tipi juaj.

blue jeans blue jeans blue jeans

 

Ti shoqërojmë xhinset tona me një aksesor mjaft të lezetshëm si një shall i vogël apo bandana. Mund ta përdorim në vend të rripit ose në këmbë. Do dukemi aq cool sa as nuk mund ta imagjinoni!

blue jeans blue jeans blue jeans blue jeans

 

Këto ishin disa nga idetë që na mbetën fiksim dhe që do mundohemi ti realizojmë sa më shpejtë. Nëse edhe ju u ndjetë të frymëzuar dhe do të provoni të realizoni ndonjërën prej tyre në blue jeans-et tuaja, apo që tashmë i keni realizuar, mos nguroni të na i tregoni!

 

Për më tepër:

https://hinka.al/mom-jeans/

https://hinka.al/ja-si-te-kombinoni-nje-xhakete-xhins/

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *