Aksesorë në ngjyrë të kuqe që i duhen veshjes tuaj

Aksesorë

SOMETHING RED – Aksesorë në ngjyrë të kuqe

Pjesë shumë e rëndësishme apo dora e fundit që ne i japim pamjes tonë për tu kompletuar, është me aksesorë.  Ato gjithmonë e bëjnë veshjen të duket më e bukur. Nëse e keni vënë re, gjithmonë marrim më shumë komplimenta për aksesorët tonë sesa për diçka tjetër që mund të kemi veshur.

Siç thotë Iris Apfel, një ndër gratë me ndikimin më të madh në fashion: “I shpenzoni paratë tuaja për aksesorë, e kështu mund të krijoni miliona pamje të ndryshme, pasi janë gjëja më transformuese që mund të vishni”.

Sepse jeta nuk është perfekte, por veshja juaj mund të jetë ;). Kështu shtojini veshjes suaj një aksesor të kuq dhe çdo gjë mbaroi. Gati!

Kapele e kuqe

Kapelja është një aksesor i lezetshëm që mund ta veshim në çdo kohë dhe një aksesor i rëndësishëm për imazhin tonë. Në përgjithësi të gjithë i preferojnë ato, por disa mund të mos jenë aq të ‘guximshëm’ sa ti veshin.

Syze të kuqe

Një aksesor mjaft ‘vintage’, për një look tërheqës dhe tërësisht ndryshe, pasi rrallë mund të shohim dikë të mbajë syza të kuqe. Por mendoj se janë një ‘boom’ i vërtetë!

Një shall i kuq

Shalli mund ta konsiderojmë po aq të rëndësishëm sa pantallonat, apo bluza dhe këpucët. Pak a shumë si nuk mund të dalim pa ndonjërën nga to, ashtu nuk mund të dalim dhe pa shall. Sidomos shallin e vogël ‘bandana’. Mund ta përdorim edhe në vend të rrip-it, aksesor për flokët, lidhur në çantë. Për një pamje më ‘cool’!

Nëse jeni një fans i bandana-ve dhe do donit të dinit akoma më tepër mënyra se si mund ta vishni një shall të tillë, lexoni artikullin “Bandana, një aksesor ‘must have’ ”.

Çorape apo geta të kuqe

Zakonisht të gjithë mundohemi ti fshehim çorapet tona. Por provojeni njëherë të vishni një palë çorape të kuqe apo geta. Vërtet që do të merrni komplet pamje tjetër. Guxoni!

Nëse ju pëlqen detaji i të veshurit  këpucët apo sandalet tuaja me çorape, merrni ide të tjera duke lexuar artikullin “Çorape me këpucë apo sandale me takë”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *