Ushtrime që do të transformojnë trupin tuaj për 4 javë

ushtrime

Sezoni veror është shumë pranë dhe të gjithë duam që të jemi në formën më të mirë gjatë sezonit të plazhit. Për këtë duhet të bëjmë sa më shumë ushtrime.

Ne ju sugjerojmë 7 ushtrime të cilat do të transformojnë trupin tuaj vetëm për 4 javë.

Për këtë është e nevojshme që të punoni më të gjitha pjesët e trupit. Nëse vini re, një nga pjesët që ka më shumë nevoje për përmirësim mund të dyfishoni raundet por pa e lodhur muskulin. Kohëzgjatja e ushtrimeve është individuale, por ju sugjerojmë që pushimi nga një ushtrim të tjetri të mos zgjasë aq shumë sa t’ju ftohet trupi.

Kardio (15 minuta)

Është shumë e nevojshme që përpara se të filloni ushtrimet për të rritur ose tonifikuar një masë muskulare duhet që trupi juaj të bëhet gati dhe të nxehet. Për këtë është e nevojshme që të bëni deri në 15 min vrap të cilin mund ta bëni edhe në kushte shtëpiake.

2. Squats (15 herë/3 raunde)

Ushtrimi i parë është për pjesën e vitheve. Kini kujdes me pozicionin edhe mënyrën se si e realizoni squati-n pasi mund t’ju shkaktojë dhimbje mesi. Qëndroni drejt dhe ulni pjesën e vitheve duke u munduar që gjunjëve nuk duhet të dalin jashtë majave të gishtave (në vijë ajrore), në momentin që ngriheni shtrëngoni pjesën e vitheve që të keni më shumë rezultat.

 

3. Barku (15 herë /3 raunde)

Shtrihuni me shpinë dhe ritualisht kryeni veprimin sipas fotos, mundohuni që të ngriheni sa më shumë.

4. Beli (15 herë/3 raunde)

Qëndroni me vithe në tokë duke mbajtur këmbët në ajër të përkulura pak. Kryeni lëvizjen sipas imazhit nga 15 herë për çdo anë, pra 15 herë majtas dhe 15 herë djathtas.

5. Krahët (15 herë /3 raunde)

Pjesa e krahëve është shumë e rëndësishme që të jetë e tonifikuar sidomos pas moshës 30 vjeçe kur muskuli fillon dhe humbet elasticitetin. Merrni një peshë deri në 3 Kg dhe kryeni veprimin sipas imazhit më poshtë.

 

6. Beli dhe vithet (15 herë/3 raunde)

Ushtrimi i mëposhtëm ka një efekt edhe te vithet edhe te beli pasi aktivizon të dyja muskujt. Bëni 15 herë nga 3 raunde për çdo anë.

 

7. Stretching (relaksimi i muskujve)

Relaksimi i muskujve pas ushtrimeve është shumë e rëndësishme në efektivitetin më të lartë dhe në relaksim që trupi të mos ndihet i lodhur. Më poshtë keni disa pozicione për relaksimin e muskujve të ndryshëm. Ne ju sugjerojmë që ti bëni të gjitha pasi do te ndiheni shumë mirë.

https://hinka.al/ushtrimet-e-perkryera-per-mengjes/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *