Aknet, çfarë tregojnë ato në pjesë të ndryshme të fytyrës

aknet

Çfarë thonë aknet në lidhje me shëndetin tuaj.

Harta e puçrave në fytyrë: çfarë nënkuptojnë aknet në çdo pjesë të fytyrës tuaj. Le të shtojmë pyetjen, pse këtu?
Trupi juaj shkakton puçrra në fytyrë për shumë arsye, duke përfshirë  hormonet, gjenet, stresi, higjiena, dietë të varfër dhe kushtet e tjera themelore.

Të pasurit puçra në fytyrë gjate adoleshencës është shumë e zakonshme sepse edhe hormonet janë në fuqi të plotë. Por kur ju jeni në moshën 20, 30, 40, madje edhe 50 vjeç, kjo ka të bëjë komplet me diçka tjetër.
Le të shohim hartën e fytyrës më poshtë për të kuptuar më mirë se PSE pucrrat shpërthejnë në disa pjesë të fytyrës dhe pse jo në të tjerat.

Aknet në ballë

Të pasurit e akneve në ballë, na lajmëron që të shohim me kujdes dietën ushqimore. Kjo është një shenjë e tretjes së ushqimit ose funksionimit të mëlçisë, që do të thotë ju duhet të pini shumë më shumë ujë. Veshkat duhet të pastrohen dhe duke pirë shumë ujë është kura më e mirë për to. Gjithashtu duhet të përfshini në ushqyerjen tuaj, ushqime që do ju ndihmojnë me tretjen, të tilla si vaj kokosi, salmon dhe kungull.

Aknet në faqe

Shfaqja e akneve në faqet tuaj është një shenjë e një sistemi të dobët të frymëmarrjes. Kjo është arsyeja pse shumë duhanpirës kanë akne në faqet e tyre. Nëse pini duhan, duhet të merrni në konsideratë që të hiqni dorë nga pirja e duhanit. Por në qoftë se nuk pini duhan, duhet të qëndroni larg nga tymi dhe të përpiqeni të ajrosni shtëpinë tuaj.

Aknet në hundë

Pucrra në ose rreth hundës tregojnë një problem të zemrës. Kini parasysh të bëni kontrolle të rregullta të presionit të gjakut për t’u siguruar që gjithçka është në rregull. Gjithashtu konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën që të kenë përmbajtje omega-3 të tilla si arra dhe peshku.

Aknet në nofull

Zona më e zakonshme që të shfaqen akne. Është një tregues i hormoneve dhe stresit. Për të trajtuar këtë problem, kushtojini 5 minuta çdo ditë të menduarit dhe përpiquni të punoni me frymëmarrjen tuaj. Yoga është gjithashtu mënyra më e mirë për të hequr stresin. Përfshirja e një dietë të shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta gjithashtu zvogëlojnë stresin, i cili nga ana e tij do të pakësojë shfaqjen e tyre.

Aknet në qafë

Puçrrat në qafë tregojnë se trupi është duke luftuar me një sëmundje gripale. Për të parandaluar këtë, sigurohuni që gjithmonë të qëndroni të hidratuar dhe të hani sa më shumë fruta dhe perime.

Në të gjitha rastet e mësipërme, higjiena maksimale është një konkurrent i lartë i cili duhet konsideruar. Lani fytyrën tuaj çdo mëngjes dhe çdo natë para se të shkoni në shtrat. Ndryshoni çarçafët tuaj të paktën një herë në javë. Mundohuni të eleminoni ushqimet me yndyrë, me shumë sheqer dhe tymin e duhanit.

https://hinka.al/te-mrekullueshme-edhe-pa-makeup/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *