10 Stilistët më të mirë të të gjithë kohërave

Stilistët më të mirë

Këta janë 10 Stilistët më të mirë të të gjithë kohërave

10. Një nga stilistët më të mirë – Yves Saint Laurent   (1Gusht 1936 -1  Qershor 2008 )



Yves Saint Laurent u bë popullor në botën  e modës nga krijimtaria në ri-dizenjimin e veshjeve që konsideroheshin të ishin mashkullore në veshjet femërore. Ai mund edhe të etiketohet si një nga stilistët më të mirë të modës në Francë. Yves ishte i pari që i dha “pushtet” kostumit për femra në vitin 1966 dhe stilit të xhaketës “Smoking” për meshkuj. Trashëgimia më e rëndësishme që Yves ka lënë për ne është edhe moda ‘ready-to-wear’.

9. Pierre Cardin (2 Korrik 1992)


Pierre Cardin i njohur kryesisht për stilin futuristik dhe frymëzimet që ka nga hapësira dhe fanta-shkenca. Famën më e madhe Pierre e mori në fillimin e vitit 1960 ku stili i tij u quajt “stili i hapësirës” i kombinuar me feminilitetin dhe ngjyrat ndryshe. Veshjet e Cardin mund të jenë ndryshe, por ai dëshiron që nëpërmjet stilit të tregoj lirinë e shprehjes duke theksuar idealet në emancipimin e femrës.

 

8. Tom Ford (27 Gusht 1961)


Tom Ford, një nga stilistët më të mirë të tanishëm, i cili ka qenë drejtor kreativ i shtëpive të modës të Yves Saint Laurent dhe Guccit. Ford ka lindur në Texas dhe ëndërronte të behej aktor duke ndjekur edhe kurse të ndryshme aktrimi, por ne kishim nevojë për një stilist si ai :). Tom Ford është vlerësuar edhe me çmimin “Stilisti më i mirë ndërkombëtar” në vitin 2000.

 

7. Christian Dior (21 Janar 1905 – 24 Tetor 1957)



I lindur ne Francë, Dior u bë i njohur për krijimin e siluetës ndryshe  e njohur edhe si “New Look”. Dior e pati sfilatën e parë në 1947, ku spikatën kostume dhe fustane të cilat ndryshuan mënyrën se si u veshën femrat pas luftës së dytë botërore. Sot kjo shtëpi mode udhëhiqet nga stilisti i talentuar John Galliano, i cili vazhdon të krijojë stil dramatik Houte Couture, stil chic ‘ready-to-wear’ dhe aksesor luksi për Dior.  Galliano ka siguruar që kjo shtëpi mode të vazhdojë të jetë një nga më të mirat edhe sot.

6. Ralph Lauren (14 Tetor 1939)



Ralph Lauren vlen 7.5 bilion dollar dhe kjo vetëm nga sensi i modës që ka. Në 1970 u shfaq logoja e parë Polo në kostumet e femrave e cila ishte projektuar për linjën e meshkujve. Dy vjet më vonë, Laurent krijoj bluzën Polo, e cila shumë shpejt u bë një nga bluzat më të shitura në botë dhe çdo mashkull e ka një Polo në gardarobën e tij.

 

5. Donatella Versace (2 Maj 1955)

Motra e Gianni Versace-s , krijuesit të shtëpisë së modës Versace. Pas vdekjes të Gianni-t në 1997, Donatella mori drejtimin e Versaces. Ajo u sigurua që linja të vazhdonte me të njëjtën linjë dhe krijimtari që kishte Gianni. Versace vazhdon të jetë një nga shtëpitë më të mira të modës nën drejtimin e Donatellës.

 

4.Calvin Klein (19 Nëntor 1942)



Calvin Klein, i njohur për stilin karizmatik dhe për marketingun provokativ. Klein mori shumë famë sidomos nga fushata shumë sensuale me sloganin  “Do you know what comes between me and my Calvins? Nothing.”, e cila vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme një nga fushatat ndoshta më të bukura të modës.

 

3. Giorgio Armani (11 Korrik 1934)

 

Giorgio Armani, stilisti i famshëm Italian,  i njohur veçanërisht për linjat e pastra për meshkuj. Ai formoi kompaninë e tij, Armani, në vitin 1975. Deri në vitin 2001 u vlerësua si stilisti më i suksesshëm  nga Italia, me një qarkullim vjetor prej 1.6 miliardë $. Dhe një pasuri personale prej 7 miliard $ që nga 2012. Armani është gjithashtu stilisti i parë që nuk vazhdoi të përdorë modele të cilët e kishin indeksin e trupit nën 18 vjeç.

 

2. Donna Karan (2 Tetor 1948)



 

Donna Karan është themeluesja e brandit DKNY (Donna Karan New York) në vitin 1990. Vazhdon të jetë një nga brandet më të shitura edhe sot. Karan vjen nga një familje mode dhe kjo e ndihmoi në zhvillimin e stilit të saj unik. Karan ka qenë drejtuese kreative e shumë shtëpive të modës para se të hapte brandin e saj.

 

1.Coco Chanel ( 19 Gusht 1883- 10 Janar 1971)

Chanel,  është një nga stilistet më të mira të modës Franceze, themeluesja  e markës së njohur Chanel. Ideatore e  dizajnit praktik dhe thjeshtësisë, e bëri atë një nga figurat më të rëndësishme dhe me ndikim në modë të shekullit të 20-të. Ajo është një nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit.

https://hinka.al/sepse-galliano-di-si-te-na-surprizoj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *